Era e fortë ka shkaktuar rrëzimin e pemëve në aksin rrugor drejt Llogarasë. Për shkak të stuhisë me shi dhe erë, qarkullimi në këtë aks është bllokuar.

Policia e Vlorës bën me dije se rruga drejt Logarasë është e pakalueshme për shkak të rrëzimit të pemëve.

Punonjësit e Policisë Rrugore në terren janë në gatishmëri për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve që rastet e nevojës.

Policia apelon që shoferët të shmangin kalimin në këtë aks nga të dy krahët deri në pastrimin e rrugës dhe qetësimit të situatës. /tvklan.al