Këto janë pasojat e stuhive të forta të erës që përfshinë

thuajse të gjithë vendin mbrëmjen e së martës. Më të prekura kanë qenë zonat

veri dhe veriperëndim të vendit.

Në Shkodër era e fortë rrëzoi disa pemë, duke dëmtuar

disa makina të parkuara në rrugë.

Edhe për Lezhën situata nuk ishte e lehtë. Në Shëngjin

stuhia arriti të hedhë në tokë tarracën e një pallati, por pa dëme në njerëz.

Kjo situatë krijoi panik tek pushuesit. Era e fortë dhe

rrufetë shkaktuan probleme edhe me energjinë elektrike duke dëmtuar disa

shtylla të tensionit të mesëm, ndërsa në disa zona ka patur edhe përmbytje të

segmenteve rurale.

Për sinoptikanët, këto stuhi njihen si fenomene normale

përgjatë stinëve me temperatura të larta. Moti me shi do të vijojë edhe

përgjatë pasdites të së mërkurës, ndërsa ulja e temperaturave do të zgjasë deri

në mesjavën tjetër.

Dhjetë ditët e fundit të Korrikut do të rikthejnë temperaturat e larta dhe motin me diell.

Tv Klan