3 viktima e rreth 30 të zhdukur, dëme të konsiderueshme materiale

Ky xhirim tregon forcën shkatërruese të stuhisë Alex që goditi këtë fundjavë rajonet jugore të Francës dhe Veriut të Italisë.

Tre viktima dhe afro 30 të zhdukur është bilanci i deritanishëm, teksa ekipet e emergjencave në të dy vendet po vijojnë kërkimet në zonat e goditura më rëndë nga stuhia.

Erërat e forta rreth 60 kilometra në orë sollën përmbytje të fuqishme që shkaktuan rëshqitje toke. Pasojat janë si këto në rajonet alpine të Francës, ku një urë automobilistike u shkatërrua nga vërshimi i ujërave. Dëmtimi i linjave elektrike la pa energji qindra banorë.

Ashtu si në Francë, situata është e rëndë edhe në veri të Italisë, kryesisht në rajonet e Piemontes dhe Alto Adixhes.

Niveli i reshjeve të rëna në jug të Francës është 450 mm sa ai i 4 muajve të kësaj stine. Ndërsa në veri të Italisë në 24 orë u regjistruan 630 mm, një shifër e padëgjuar prej gati 7 dekadash.

Tv Klan