Pishat 10-vjeçare nuk do të jenë më pjesë e parkut në Kodër Krastë. Drurë të shkulur ose të thyer. Pamja është trishtuese. Stuhitë e shiut kanë shkaktuar dëme të medha në të gjithë sipërfaqen e pyllit.

Ndërtimi i rrugës automobilistike e bëri atë të frekuentueshme në çdo stinë të vitit. Por Krasta është goditur keq nga fatkeqësitë natyrore. Drurëve të vjetshëm që qëndrojnë ende aty, po u shtohen edhe pishat e rrëzuara të cilat kanë krijuar gropa të thella.

Mjaft prej tyre janë mbështetur në trupat e pishave a duke rrezikuar që të shkulin edhe ato. Ky nuk është një cikël i zakonshëm biologjik dhe Kodër Krasta është mushkëria e njërit prej qyteteve më të ndotura në shkallë vendi siç është Elbasani./abcnews.al