Suarez lë Barcelonën për Atletico Madrid


Suarez lë Barcelonën për Atletico Madrid

23:42 24/09/2020

Luis Suarez nuk është më lojtar i Barcelonës. Urugaiani një një konferencë për mediat të mbajtur këtë të enjte i ka dhënë lamtumirën skuadrës katalanase dhe tashmë do provojë një aventurë të re tek Atletico Madrid.

Unë largohem me ndjenjën se kam përmbushur të gjitha pritshmëritë e skuadrës”, u shpreh lojtari. “Lojtarët ndonjëherë kanë nevojë për një ndryshim, klubi kishte nevojë për një ndryshim dhe në këtë rast trajneri nuk më donte mua“, shtoi më tej ai gjatë konferencës.

Atletico do paguajë për sulmuesin një page rreth 6 milionë Euro në sezon, e cila do të kët ëhde bonuse në bazë të ecurisë së skuadrës në Champions League.

Suarez në gjashtë vitet e tej tek Barca shënoi 198 gola në 283 ndeshje për t’u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit.

Sulmuesi nga Uruguai fitoi katër tituj në La Liga, katër Copa del Rey, Champions League dhe Kupën Botërore të Klubeve./tvklan.al





Të ngjashme