Kërkon të qëndrojë tek Barcelona

Në mes të spekulimeve se ku do të luajë Luis Suarez sezonin e ardhshëm, sulmuesi uruguajan, ka publikuar në rrjetet e tij sociale një fotografi me një mesazh që mediat spanjolle e kanë interpretuar se futbollisti nuk do të pranojë lehtë që ta largojnë nga Barcelona.

“Mos u dorëzo kurrë. Vazhdo përpara”, shkruan futbollisti, duke treguar se do të ngulmojë të qëndrojë në klubin katalan. Fotoja që i përket seancës stërvitore të një dite më parë është shoqëruar me një tjetër bashkë më shokun më të mirë të tij edhe jashtë fushës së futbollit, Lionel Messi.

Sido që të jetë, çfarëdo që të komentohet mbi të ardhmen e tij, Suarez shfaqet i kthjellët dhe për momentin duket me katalanas se kurrë. U përfol se ai do të shkonte tek juventus menjëherë pasi Barcelona emëroi trajnerin e ri Ronald Koeman.

Një tjetër mundësi ishte qëndrimi në Spanjë, por tek Atletico Madrid. Por ajo çka i çorientoi të gjitha mediat ishte fakti se Suarez udhëtoi për në Itali ku iu nënshtrua një provimi për mbrojtjen e gjuhës.

Tv Klan