Shprehja “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron” merr kuptim te sulmuesi Luis Suarez.
Uruguaiani ka përsëritur një ves të keq, këtë herë në MLS, aty ku është pjesë e skuadrës së Inter Miami.
Suarez e humbi “toruan” për një moment dhe kafshoi shokun e skuadrës, Jordi Albën. Gjithçka ndodhi në fundin e ndeshjes ndaj Los Angeles, kur lojtarët u përfshinë në një sherr mes tyre.
Jordi Alba, pa vetëdije e kapi nga fanella Suarezin, me sulmuesin që reagoi menjëherë, duke e kafshuar te dora. Sapo e pa që ishte shoku i skuadrës, ai u tërhoq menjëherë, por video është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
A cámara lenta y con música del tiburón me cago más pic.twitter.com/F8SJjo8URr
— Peter (@Peterappletree) April 13, 2025
Disa muaj më parë, Suarez pranoi se pjesën e kafshimit e kishte një ves të keq, ndërsa deklaroi se kishte kërkuar edhe ndihmën e një psikologu për ta hequr.
Në të kaluarën, ai ka bërë bujë me tre kafshime, fillimit tek Ajax, më pas te Liverpool dhe e fundit ishte në Botërorin 2014, në sfidën Itali-Uruguai, ku kafshoi Chiellinin.
/tvklan.al