33-vjeçari uruguajan shprehet se menyra si u soll klubi i Barcelonës kundrejt tij përpara largimit tek Atletico Madrid e preku dhe e përloti.

Në Shtator të këtij viti, Suarez i dha fund kontratës 6-vjeçare me Barcelonën dhe ju ndalua automatikisht stërvitja që përpara largimit.

“Ato ditë ishin shumë të vështira për mua. Kam qarë shumë sepse nuk meritoja atë trajtim nga një skuadër që e dua pafund dhe që kam dhënë shumë kontribut. Çfarë më lëndoi më shumë, ishte mënyra sesi u bënë gjërat. Çdokush duhet ta pranojë mbylljen e një cikli. Është mëse normale”.

Theksojmë se Suarez ka qenë golashënuesi i tretë më i mirë i skuadrës me një total prej 198 golash, dhe ka kontribuar në fitoren e katër titujve të La Liga, katër titujve ndërkombëtarë dhe fitores në Champions League në vitin 2015.

Ai shënoi 21 gola për sezonin 2019-2020, që rezultuan më të ulëtat në gjashtë vite, dhe pasi nuk u thirr më në stërvitje nga trajneri, Suarez vendosi t’i japë fund kontratës, pavarësisht se mbetej dhe një vit nga mbyllja e saj.

Ai gjithashtu u shpreh se Messi ka qenë mbështetje për të gjatë kësaj periudhe dhe se nga lidhja e ngushtë familjare, ka qenë në djeni të vuajtjes që përjetoi.

Atletico ofroi 6 milionë Euro për lojtarin.

Tv Klan