Ka nisur në të gjithë vendin aplikimi për skemat mbështetëse në bujqësi për vitin 2025.
Aplikimi bëhet online, por në Lushnje ditët e para të procesit fermerët e interesuar janë paraqitur në pikën e AREB dhe AGRO PIKA. Shumica e tyre aplikojnë për të disatën herë kryesisht në skemën e naftës për bujqësinë.
Problem i këtij viti qëndron në dokumentacin. Shumë fermerë nuk kanë fatura të shitblerjeve të produkteve bujqësore, ndaj u kërkohet ti gjejnë, ndryshe rrezikojnë të shpallen fitues.
Ndryshimet që kanë të bëjnë me dokumentacioni këtë vit janë se përveç paraqitjes me Amtp fermerët duhet të kenë edhe fragmente të hartës, si edhe faturë të pesticideve apo farërave të blera me qëllim që të vërtetohet që fermeri punon tokën.
“Skema e thjeshtë, po njëçik burokraci kanë futur këtë herë, jo plehu, jo harta. Ç’po më duhet mua harta? Mua më duhet dokumentacioni ligjor që kam, pasqyrohen të gjitha letrat dhe mbaron”.
“Po, po, i mora. Erdha njëherë u informova, pastaj shkova i mora dhe erdha”.
“Jam i kënaqur më këtë që bëra. Vajta, nuk na vonuan, mbaruam punë, ikëm”.
Aplikimet zgjasin nga data 14 Prill deri në 30 Maj 2025. Për herë të parë në skemë është edhe mbështetja jo vetëm për çdo krerë lopë por edhe për viçat.
Në zyrat e agjensisë rajonale të Ekstensinit Bujqësor Lushnje nuk ka dyndje aplikantësh dhe një ditë më parë të raportohet për rreth 500 aplikantë.
Klan News