Edicioni i këtij viti u zhvillua online si pasojë e pandemisë

Salla bosh dhe kandidatët për çmime në lidhje direkte me prezantuesin Jimmy Kimmel. Edhe çmimet Emmy, në edicionin e tyre të 72 iu përshtatën kushteve të pandemisë, duke u shfaqur për herë të parë në historinë e tyre pa publik.

Ka dominuar “Succession”, si seriali më i mirë i vitit, por edhe aktori, regjia dhe skenografia më e mirë. Miniserialet më të mirë u shpallën Ozark, që kishte 9 nominime dhe Watchmen, me 11 të tillë.

Në kategorinë e komedisë u vlerësua “Schitt’s Creek”, prodhim kanadez. Aktorja më mirë u shpall 24-vjeçarja Zendaya për rolin e saj protagonist në serialin Euphoria.

Qershia mbi tortë ishte bashkimi i liderëve të serialit më të pëlqyer të të gjitha kohërave Friends, Jennifer Aniston, Courteney Cox e Lisa Kudrow.

Tv Klan