“Succession”, rruga e ngadaltë e serialit me të mirë


“Succession”, rruga e ngadaltë e serialit me të mirë

21:52 23/09/2020

Kritika ka vlerësuar thelbin e filmit, bazuar në realitet

“Succession” u vlerësua si seriali më i mirë i vitit në çmimet Emmy, duke çuar në shtëpi edhe trofetë për aktorin më të mirë, regjinë dhe skenografinë më të mirë. I shfaqur për herë të parë në 2018, sezoni i parë i serialit amerikan komedi, dramë satirike nuk u prit aq mirë, madje për këtë arsye HBO thuhej se do ta zëvendësonte me Game of Thrones.

Me fokus familjen e pasur Roy dhe luftën për kontrollin e kompanisë mediatike Waystar Royco, intrigat dhe ngjarjet në botën e pushtetit bëjnë shpejt për vete publikun, duke arritur majën e audiencës me sezonin e dytë. Aktualisht ndodhet në sezonin e tretë, me një sukses të jashtëzakonshëm dhe shumë çmime më vete.

Krijuar nga Jesse Armstrong, “Succession” ka dhe një kast të mirë aktorësh, si Brian Cox, në rolin e patriarkut të familjes, Jeremy Strong, Sarah Snook, Matthew MacFadyen etj.

Sipas kritikëve, suksesi i suksesit është sepse në thelbin e tij seriali ka realitetin.

Tv Klan





Të ngjashme