Kanë qenë të shumta reagimet pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se Republika e Sudanit e ka njohur pavarësinë e këtij vendi.
Sudani bëhet vendi i 119-të që e njeh Kosovën si shtet. Ishte ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Jusef që e ka konfirmuar vendimin.
Osmani e konsideroi këtë një ngjarje historike.
Ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti që falënderoi presidenten dhe partnerët për angazhimin.
Tv Klan