Një diskotekë në Suedi është përfshirë nga zjarri. Brenda në diskotekë mendohet të kenë qënë rreth 400 të rinj të moshës 13 deri 20 vjeç.  Si pasojë e helmimit nga tymi kanë gjetur vdekjen rreth 70 të rinj, megjithatë autoritetet nuk japin një numër të saktë pasi mes të plagosurve ka dhe persona në gjendje të rëndë. Mes të rinjve kishte dhe emigrantë të cilët kanë tentuar të dalin drejt daljes së vetme por fatkeqësisht është bllokuar dhe nuk kanë mundur të largohen. Qytetarët kanë ndezur qirinj në shenjë homazhi për të vdekurit e ngjarjes së një nate më parë.

Pamje nga diskoteka e djegur, zjarrëfikësit, të plagosur, viktima, familjarë që ndezin qirinj./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori