Suedia dhe Polonia pritet që të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin mes dy vendeve për mbrojtjen civile pas zhurmës për sigurinë e Europës.
Marrëveshja që do të nënshkruhet nga ministri i brendshëm polak Tomasz Siemoniak dhe ministri suedez i mbrojtjes Carl-Oskar Bohlin në Stokholm këtë të mërkurë, do të përfshijë mbrojtjen e civilëve, sigurinë balltike dhe qëndrueshmërinë e kërcënimeve hibride.
Ndërkohë qeveria e Mette Frederiksen në Kopenhagën thuhet se do të paraqesë një marrëveshje të re mbrojtje prej më shumë se 6 milionë Euro.
Më herët në Konferëncën e Sigurisë që u mbajt në Mynih, Gjermani, liderat botërore këmbëngulën që vendet anëtare të BE duhet të shpenzonin më shumë për sigurinë e tyre, duke patur parasysh luftën disavjeçare me Ukrainës dhe Rusisë.
/tvklan.al