Apel popullsisë që të krijojë rezerva për dru dhe qirinj

Kufizimi i furnizimit me gazin natyror nga Rusia duke përdorur justifikimin e mirëmbajtjes së rrjetit kundër sanksioneve tashmë e ka shtyrë Europën të bëjë llogaritë për ditët e ftohta të dimrit.
Partia e Moderuar e opozitës suedeze ka propozuar që qeveria të mbulojë të paktën 70% të vlerës financiare për faturat e energjisë elektrike të familjeve këtë dimër, pasi çmimet e energjisë pritet të rriten.

Propozimi bazohet në përvojën e Norvegjisë, ku shteti do të mbulojë 75% të kostove për energjinë elektrike të harxhuar.

Kostoja e shtetit, nëse ky model do të miratohej, do të ishte 15 miliardë Korona suedeze për një periudhë tre mujore.

Kryeministrja Magdalena Andersson është e hapur ndaj propozimit, duke deklaruar se partia e saj “do ta studiojë propozimin me shumë kujdes“.

Kompania më e madhe e furnizimit të energjisë elektrike e vendit tha se të gjithë duhet të mendojnë se çfarë do të bëjnë në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike që zgjat disa orë. Autoritetet kanë këshilluar banorët që të kene mjaft qirinj në shtëpi ndërsa ata që kanë një sobë druri duhet të sigurohen gjithashtu që të kenë mjaftueshëm dru zjarri.

Thirrje për grumbullimin e qirinjve dhe druve në përgatitje për dimër në vend janë bërë edhe në Zvicër ku kriza nuk po ndjehet aq sa në pjesen tjetër të Europës. Edhe në Gjermani publikut i është rekomanduar që të mbajë gati qirinjtë, rrobat dhe sobat.

Klan News