Shënon gol edhe Kosovare Asllani

Goditja mahnitëse e Kosovare Asllanit në pjesën e dytë vulosi fitoren 2-0 për Suedinë në ndeshjen kundër Australisë për vendin e tretë në Botërorin e femrave.

Lojtarja e kombëtares së Suedisë dhe Milanit goditi nga skaji i zonës për të shënuar golin e dytë të sfidës pas penalltisë së realizuar nga Fridolina Rolfos në pjesën e parë, ndërsa Suedia fitoi medaljen e bronzit në Kupën e Botës për herë të dytë radhazi.

Në fakt edhe në këtë sfidë ishte nevoja e përdorimit të VAR për të përcaktuar penalltinë.

Megjithëse me humbje arritja e kombëtares australiane në vendin e katërt nuk mund të nënvlerësohet në një vend ku futbolli nuk është sporti numër një.

Humbja e tyre gjysmëfinale 3-1 nga Anglia ishte ngjarja televizive më e ndjekur në historinë australiane me 11.15 milionë shikues.

Por në ndeshjen për vendin e tretë motivimi mungoi. Australia, e cila kishte arritur vetëm një herë në çerekfinale më parë, në 2015, ishte një nga shtetet pritëse të Botërorit të femrave që zhvilloi ndeshje edhe në Zelandë.

Tv Klan