Suedia është bërë vendi i radhës që ka lehtësuar procedurat e udhëtimin për qytetarët shqiptarë.

Në një postim në mediat sociale, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit njofton se të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testin PCR negativ të 48 orëve të fundit.

Tashmë dhe për të shkuar në Suedi nuk do të duhet dëshmia e vaksinimit kundër Covid.

Më herët dhe vende të tjera kanë lehtësuar procedurat e udhëtimit për shqiptarët./tvklan.al