Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde nënshkroi të martën në mëngjes një aplikim që deklaron se vendi i saj dëshiron të anëtarësohet në NATO.

Lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA, duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit ushtarak, pasi pushtimi rus i Ukrainës ndezi një evolucion dramatik në sigurinë dhe gjeopolitikën europiane.

“Ndihet shumë e madhe, shumë serioze dhe duket sikur kemi arritur në një përfundim që është më i miri për Suedinë. Nuk e dimë sa kohë do të zgjasë, por llogarisim se mund të zgjasë deri në një vit. Ky aplikim do të dorëzohet së bashku me Finlandën këtë javë dhe më pas do të përpunohet nga NATO”, tha Linde.

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson tha të hënën se vendi duhet t’i bashkohet NATO-s së bashku me Finlandën fqinje për “të garantuar sigurinë e popullit suedez”.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se hyrja e dy vendeve nordike në NATO nuk do të krijojë një kërcënim për Rusinë, por zgjerimi ushtarak në territor “me siguri do të shkaktojë përgjigje nga ana jonë”./tvklan.al