Forsberg shënon gol pas 365 minutash ‘thatësirë’ në Europian

Thatësira e kombëtares suedeze në Kampionatin Europian ka marrë fund. Pas 365 minutash pa shënuar gol, Suedia ka gjetur rrjetën përballë Sllovakisë, për të marrë përkohësisht kreun e grupit E të Euro 2020.

Emil Forsberg shënoi golin e vetëm të kësaj përballje të zhvilluar në stadiumin e Shën Petersburg, ku përktheu në gol një penallti të fituar në minutën e 77-të.

Realizim që e bën Suedinë kombëtaren më efikase në pjesën e dytë të sfidave, pasi 23 nga 26 golat e saj në Kampionatet Europiane shënohen në 45 minutëshin e dytë.

Suedia mori përkohësisht kreun me 4 pikë, ndjekur nga Sllovakia që numëron 3 pikë dhe në ndeshjen e tretë sfidon Spanjën, që ka 2 pikë më pak, por edhe një duel për të zhvilluar, pikërisht atë ndaj Polonisë që ende nuk e ka shijuar pikën e parë në këtë Europian.

Klan News