Suedia ka zbuluar një tjetër rrjedhje gazi në një tubacion të madh nënujor që transporton gaz natyror nga Rusia drejt vendeve të BE-së. Kjo është rrjedhja e katërt që zbulohet këtë javë në tubacionet e gazit.

Bashkimi Europian thotë se rrjedhjet e gazit janë sabotim i qëllimshëm. Rusia hodhi poshtë këto akuza, duke thënë se pretendimet që të ketë dëmtuar tubacionet e veta janë “idiotësi”.

Rrjedhja e katërt e gazit që u gjet nga Suedia u zbulua në tubacionin Nord Stream 2, pranë një tjetër rrjedhje më të madhe të gjetur më parë në Nord Stream 1.

Norvegjia ka deklaruar se do të nxjerrë ushtrinë për të mbrojtur instalimet e naftës dhe të gazit.

Liderët e BE-së kanë deklaruar se çdo sulm i qëllishëm ndaj infrastrukturës energjetike të Evropës do të marrë përgjigjen e merituar.

Asnjë prej tubacioneve, Nord Stream 1 apo Nord Stream 2, për momentin nuk transporton gaz pasi Rusia e ka ndërprerë furnizimin, megjithëse të dy përmbajnë gaz.  /tvklan.al