Suela: Dua të kem katër fëmijë!



Suela: Dua të kem katër fëmijë!

19:38 15/01/2021

Suela, Flavia dhe Redona, kanë rrëfyer për programin “Daily Love Story”, dashurinë e tyre për shtëpinë dhe mënyrën se si do ta arredonin atë.

Tre nga konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, kanë folur edhe për planet familjare të së ardhmes, teksa Suela ka deklaruar se dëshiron të ketë katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem.

Më tej ajo ka treguar se si do ta arredonte dhomën e tyre.

Të pëlqen të kesh një shtëpi të madhe apo të vogël?

Të madhe, ku më nxë mua e vogla.  Më duhet një dhomë shumë e madhe.

Si do ta arredoje shtëpinë tënde?

Më pëlqen edhe moderne, edhe ‘royal’, dhe nuk e veçoj dot. Unë jam shumë e fiksuar pas këtyre gjërave.

Në shtëpinë ku jeton ke ndërhyrë tek arredimi?

Kam ndërhyrë por më shumë ka vendosur mami. Mami është dëgjuar më shumë në shtëpi.

Cilat ngjyra do të doje të ishin mbizotëruese në shtëpinë tënde?

Grija, e bardhja, ngjyrat e qeta, të ftohta, jo shumë të ndezura.

Arredimin e shtëpisë do të doje ta bëje vetë apo do dëgjoje edhe mendimin e partnerit?

I dua të dyja. Më pëlqen kur marrim vendime të dy bashk.

Sa fëmijë do doje të kishe dhe si do ta arredoje shtëpinë?

Katër, dy çuna dhe dy goca. Çunat më të mëdhenj kurse vajzat i dua binjake. Vajzat ngjyrë rozë, kurse çunat me makina.

Çfarë do doje të ndryshoje më shpesh në arredimin e shtëpisë tënde?

Te dhoma ime të gjitha dua t’i ndryshoj. Mërzitem shpejt me gjërat e mia, edhe me rrobat kështu jam.

Shpenzon më shumë kohë në shtëpi apo je tip që del?

Unë përdit dal, rri nja dy orë. Vendi im në shtëpi është krevati ose divani te pjesa e sallonit që ha./tvklan.al






Të ngjashme