Ndodhemi tashmë në javën e gjashtë të spektaklit Love Story në TV Klan, një puntatë e cila u shoqërua me shumë debate e tensione.

Sot është Krishtlindje dhe vajzat kanë vendosur të festojnë në zemër të qytetit, ku nuk kanë munguar urimet për publikun dhe njerëzit e tyre të afërm.

Flavia, Suela dhe Enxhëll kanë dhënë edhe nga një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ku kanë rrëfyer për përjetimet e tyre në këtë Krishtlindje.

Suela ka treguar edhe për dhuratën më të bukur që pret të marrë për Krishtlindje, ndërsa është shprehur se është një gotë gjigande vere, duke qenë se ajo e ka deklaruar që i pëlqen shumë vera.

Si ndihesh në këtë atmosferë Krishtlindjesh?

Jam shumë e lumtur që erdhën Krishtlindjet, mezi po prisja.

Çfarë domethënie kanë Krishtlindjet për ty?

Kjo është pjesa më e bukur e fundvitit, pjesa më e ngrohtë që mblidhemi me familjen, vijnë ato filmat “I vetëm në shtëpi” ose “Grinçi”, që mezi pres t’i shoh prapë edhe pse i kam parë shumë herë.

Je tip dhuratash?

Jo, unë bëj atmosferën, mund të bëj një ambient që mund ta zbukuroj por për të bërë dhurata nuk jam fare. Për vajzat po, por për çunat nuk e di.

Po ndonjë dhuratë të bukur ke marrë këtë Krishtlindje?

Unë po pres të më vijë një gotë e madhe vere. Ajo gota ishte shumë e bukur e pashë në internet. Është gjigande.

Çfarë pret ti nga 2021?

Unë dua të mbaroj shkollën njëherë si fillim pastaj dua të kem një dyqan timin.

Dua të jem edhe modele por të jetë në një vend jashtë që të kem avantazh disa gjëra më të mira. Jashtë është diçka më e bukur, ke edhe punë më shumë.

Mua më jepet edhe për pikturë, për vizatim dhe vazhdoj shkollën për marketing dhe i kam ato idetë e mia.

Cili është kujtimi më i bukur që ke nga Krishtlindjet?

Unë vit për vit kam kujtime të bukura. Ndryshe nga vera që është plazhi, për mua kjo është pjesa më e bukur e gjithë vitit.

Si e ke përjetuar rrugëtimin në Love Story deri tani?

Vazhdon dhe më pëlqen akoma më shumë. Jam shumë e kënaqur dhe besoj se do të shkoj akoma shumë e më shumë. Aventurë e bukur, do të jetë një spektakël jashtëzakonisht super.

Cila është gjëja më e bukur që të ka ndodhur në vitin 2020?

Që u ndava nga ishi. Kjo është më e bukura. Shyqyr! Kur jam afër me Saimirin më pëlqen dhe nuk dua që të mbarojë kurrë ajo dita apo takimi që do të kemi. Më përcjell shumë emocione, më bën të skuqem dhe ndonjëherë harroj dhe fjalët që dua të them.

Çfarë ke për t’ju thënë njerëzve për Krishtlindje?

Ju uroj një vit sa më të mbarë dhe jo sherre, jo inate, të jenë sa më pozitivë. Të kenë mirësi, shëndet në familje dhe paçi sa më shumë lek o zot se leku duhet.

Jemi në një periudhë shumë të vështirë tani që kjo është për shqiptarët shumë e keqe. Dhe sa më shumë dashuri njerëz. Mos e mbani përbrenda, thuajani njerëzve sa është herët se pastaj do të jetë tepër vonë dhe do të zhgënjeheni./tvklan.al