Përbërësit:

200 gr asparag

100 gr pana

50 gr djathë i grirë

8 vezë

2 kunguj jeshilë

1 qepë

1 domate

Pak sallatë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Presim në copëza shumë të vogla qepën, pjesën e brendshme të kungullit jeshil, asparagët dhe pjesët e forta të domates. Në një tigan me pak vaj ulliri i skuqim të gjitha bashkë.

Në një tas rrahim vezët, shtojmë djathin e grirë, panën, kripë, piper, djathin e tymosur dhe perimet e skuqura. I përziejmë të gjitha bashkë, masën e përgatitur e vendosim në tasa të vegjël dhe i fusim në furrë për 12 minuta në 180 gradë. Lëkurat e kungujve dhe disa asparagë të tjerë i vendosim në një tenxhere me ujë që të ziejnë për pak minuta. Më pas i fusim në një gotë mikseri, shtojmë hudhër, kripë, piper, gjalpë dhe i bëjmë krem. Marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri sallaturinat. Vendosim në pjatë fillimisht kremin, sallatën dhe mbi to suflenë.

/tvklan.al