Kombëtarja pritet në vendkalimin kufitar në Bllacë

Kombëtarja e Futbollit të Maqedonisë së Veriut bëri historinë duke u kualifikuar për herë të parë në historinë e saj në Kampionatin Evropian të vitit 2021. Në ndeshjen historike në Tbilisi shënoi fitore kundër Gjeorgjisë me rezultatin 1 me 0.

Festa e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut filloi pas fishkëllimës së fundit të referit në stadiumin në Tbilisi.

Vazhdoi në konferencën për media menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Festa nuk u dal as edhe në avionin e kombëtares gjatë kthimit për në Shkup. Nuk mungoi festa edhe nëpër rrugët e qyteteve të Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të mjegullës së dendur në aeroportin e Shkupit, avioni i kombëtares ateroi në aeroportin e Prishtinës, kurse në vendkalimin kufitar në Bllacë, në orët e mëngjesit, futbollistët dhe stafi teknik u pritën nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Zv/Kryeministri i Parë Artan Grubi.. Kryeministri Zoran Zaev me vendim të Qeverisë, shpërbleu me nga 10 mijë Euro secilin futbollist.

Kryeministri Zaev: Kështu është kur bashkëluajnë maqedonas, shqiptarë, turq…me fanella të njëjta, nën flamurin e njëjtë dhe për atdheun e përbashkët. Kjo tregon se vetëm bashkë, mund të jemi një për të gjithë dhe të gjithë për një”

Muhamed Sejdini, kreu u federatës së futbollit: Shumë urime për gjithë këta heronj që dhanë gjithçka nga vetja, për fitoren e madhe për të çuar RMV-në në një Europian, që do të shkruhet me shkronja të arta.

Në EURO 2021, Maqedonia e Veriut do të jetë në Grupin C, me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën. Ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 13 Qershor kundër Austrisë. 

Tv Klan