Kapsula me dy astronautët amerikanë ulet në ujërat e gjirit të Meksikës

Këto janë momentet e rënies së suksesshme me parashutë në ujërat e Gjirit të Meksikës të kapsulës hapësinore me dy astronautët amerikanë Bob Benken dhe Daug Hërli. Rikthimi i tyre në tokë pas misionit 2-mujor në stacionin hapësinor ndërkombëtar, që riktheu Shtetet e Bashkuara në hapësirë, 9 vite pas përfundimit të fluturimeve të anijeve të misionit Shuttle.

Dy astronautët e agjencisë hapësinore NASA u nisën nga qendra hapësinore Kenedi në Florida më 31 maj. Misioni i tyre solli edhe një tjetër risi, ku për herë të parë dërgimi në hapësirë u mundësua nga një firmë private si Space X, pjesë e grupit Tesla të miliarderit Ilon Mask. Kjo firmë prodhoi raketën dhe kapsulën Kriu Dregën. Tashmë, të gjitha misionet hapësinore amerikane do të mundësohen nga firmat private.

Riktimi i kapsulës me parashutë në tokë nuk kishte ndodhur prej 45-vitesh, që kur Shtetet e Bashkuara nisën të përdorin sistemin Shuttle për dërgimin e njerëzve në hapësirë.

Tv Klan