Suksesi i Ermonela Jahos në Kinë



Suksesi i Ermonela Jahos në Kinë

04:35 07/02/2018

Opera “Thaïs’” një sukses i vërtet në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin. Sopranoja Ermonela Jaho është cilësuar nga mediat  botërore si zëri më brilant. Në një intervistë për mediat spanjolle sopranoja shqiptare e cilëson ngritjen në skenë në roli në “Thais’ si një përvojë magjike.

Ermonela Jaho:

Maestro  Domingo  është  i  madh jo  sepse është shoqëruesi  im por ai është  tenor inpresionues. Sa herë e sheh  të  transmeton  energji, energjinë e një  njeriu  të ri. Nuk mundem as ta përshkruaj këtë përvojë.  E dua këtë rol sepse më  pëlqen  shpirti i  kësaj  gruaje është speciale. Ne të gjithë përjetojmë një udhëtim të tillë në jetë fillojmë duke qenë materialist dhe përfundojmë në një  finale shpirtërore.

Tenori me famë botërore Placido Domingo, në veprën e kompozitorit francez, Jules Massenet, u prezantua me rolin e  murgut, Athanael.

Placido Domingo:

Rikthehem  sërish në Kinë dhe publiku është i mrekullueshëm.  Ky rol  është obsesion dhe pse shumë i komplikuar. 

Opera ‘Thaïs’ ishte vepra e parë e Qendrës Kombëtare të Arteve të Pekinit për kalendarin e vitit 2018, kurse audienca  është mrekulluar nga interpretimi i Ermonalea Jahos dhe Placido Domingos.

Klan Plus




Të ngjashme