Suksesi i filmit me protagoniste JLo

Suksesi i filmit me protagoniste JLo

09:45 12/09/2019

Në premierën në Toronto, duartrokitjet nga fansat kanë qenë të shumta, aq sa kanë nisur dhe aludimet se “Hustlers” është një ndër pretendentët për të marrë çmimin “Oscar”.

Sigurisht që një faktor kyç për ketë sukses ka qenë dhe pjesëmarrja e aktoreve femra, duke treguar edhe njëherë fuqinë e tyre. Constance Wu, Keke Palmer dhe Lili Reinhart, u shprehën se kanë qenë shumë të emocionuar për pjesëmarrjen në film, por për shkak të historisë të trajton, por sepse do të kishin fatin të luanin përkrah Jennifer Lopez.

Aktoret theksuan se JLo ishte si nënë për të gjithë gjatë xhirimeve të filmit, duke përcjellë energji pozitive dhe vullnetin për punë.

Filmi “Hustlers” u frymëzua nga një artikull i “New York Magazine” nga viti 2016. Bën fjalë për ekipin e ish-stripereve që bashkohen dhe i mashtrojnë klientët e pasur të Wall Streetit. Filmi do të shfaqet në kinema më 13 Shtator.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT