Këngëtarja Dua Lipa vazhdon me sukseset e saj muzikore në mbarë botën. Edhe pse në periudhën e pandemisë, këngëtarja lançoi në muajin Mars albumin e saj “Future Nostalgjia”.

Në vetëm 4 muaj, albumi është shitur rreth 1 milion herë dhe është bërë albumi i parë më i shitur për 2020-ën, nga një artiste femër.

Këtë sukses të sajin, edhe vetë Dua nuk arrin ta besojë dhe në një postim në Instastory shprehet: Woow, kjo është çmenduri, faleminderit”./tvklan.al