Këngëtarja dhuron spektakël në një skenë të improvizuar si kabare

Këngëtarja e njohur Lana Del Rey ka bërë paraqitjen e parë në një televizion amerikan ku interpretoi këngën e saj të re, “Let Me Love You Like A Woman”.

Edhe pse kishte rreth nëntë vite pa dalë në skenë ajo dhuroi një spektakël të vërtetë ku mori vlerësime shumë të mira duke mahnitur kështu fansat e saj në episodin e fundit të emisionit të njohur televiziv, “The Tonight Show Starring me Jimmy Fallon”.

Skena ishte improvzuar si një kabare ku Lana del Rey ishte e shoqëruar nga instrumentistë dhe disa këngëtarë. Interpretimi i ngjasonte një filmi të vjetër melankolik.

Kënga “Let Me Love You Like A Woman” është publikuar në Tetor të këtij viti dhe është pjesë e albumit të ardhshëm të Lana Del Reyt me titull “Chemtrails Over The Country Club”, i cili pritet të publikohet gjatë vitit 2021. Ky album vjen  pas albumit shumë të vlerësuar të këngëtares, “Normal Fucking Rockwell!”.

Më herët këngëtarja solli një version të shkurtuar të këngës “Let Me Love You Like A Woman” dhe u shpreh se paratë e mbledhura nga klikimet në Youtube do të dhurohen për Orkestrën e Filarmonisë të Los Angelesit dhe Neë Yorkut, për t’i ndihmuar gjatë pandemisë së koronavirusit.

Klan Plus