Altin Goci, anëtari i grupit “Ritfolk” do të rikthehet me një koncert recital më  23 Nëntor. “Kthehem prap” do të sjellë të gjitha këngët e tij hit për këdo që ka nostalgji për muzikën e “Ritfolk”.

Në këtë koncert do të jenë të pranishme edhe vajzat e Gocit, Kloa dhe Hana. Dikur i kemi parë në “Rudina” në Tv Klan së bashku me babain e  tyre, por sot që  janë më të rritura, kanë një mesazh surprizë për të.

Hana: Babi, ne i adhurojmë këngët e tua. Mezi presim t’i dëgjojmë prapë të koncerti. Të dua shumë, babai më i mirë në botë!

Kloa: Babi, ne mezi po presim për koncertin. Jam e bindur që ti do të shkëlqesh dhe do të jetë një koncert që do të mbetet gjatë në memorien tonë. Dije se ne jemi fanset e tua më të zjarrta dhe do të jemi aty për të të  suportuar në të gjitha këngët e bukura që do performosh. Mos harro që suksesin e vërtetë ti e ke arritur sepse për ne je një baba shembullor dhe i përkryer. Të duam shumë!/tvklan.al