“Opozita po përbalt punën e mirë të bashkisë Kamëz”

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, u paraqit sërish në Prokurorinë e Posaçme këtë të Mërkurë. Ai u pyet nga hetuesit e SPAK në lidhje me dëmshpërblimet për tërmetin dhe disa tendera në bashki. Para mediave ai nuk dha shumë informacione mbi çështjen që po heton SPAK, por theksoi se dorëzoi disa dokumenta zyrartare, pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Thjesht solla dokumenta zyrtare, të flasim me dokumente. Për mua janë shpifje dhe nuk përbaltet dot puna titanike e bashkisë Kamëz.”

Kryebashkiaku i Kamzës është paditur nga këshilltarët e opozitës për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera.

Klan News