Seriali “Sulejmani i madhërishëm”, i transmetuar në Tv Klan ka shënuar rekorde shikueshmërie. Roli ikonik i sulltaneshës Hyrrem bëri që shikuesit të afeksionoheshin pas zgjuarsisë dhe strategjive të saj.

Por sulltanesha Hyrrem paska edhe një fanse që ndoshta s’e kemi pritur. Cardi B ka ndarë një postim me foton e saj, me mbishkrimin:

“Pse do të luaja shah kur mund të përmbys gjithë tavolinën?”, një shkrim që duket se nënkupton që edhe ajo e ka ndjekur serialin e famshëm sepse roli i Hyrremit përqendrohet te lëvizjet e mirëmenduara.

Postimi nuk i ka shpëtuar aktores që e ka luajtur mjeshtërisht rolin e Hyrremit, Meryem Uzerli. Ajo e ka ripostuar me një përgjigje që tingëllon njësoj si diçka që do ta thoshte sulltanesha:

“Kjo është përgjigjja ime: sepse e përzier me një plan strategjik është më argëtuese”, përfundon ajo./tvklan.al