Një sulm ajror në Afganistan ka vrarë të paktën 12 civilë. Sipas mediave ndërkombëtare, sulmi ka ndodhur në një medrese në fshatin Hazara Qurluq, ku vdiqën 11 fëmijë dhe mësuesi i tyre fetar,

Nga ana tjetër qeveria afgane ka kundërshtuar këto raportime dhe shprehet se janë vrarë 12 luftëtarë talibanë në këtë fshat.

Sulmi në Harza Qurluq ndodh në një kohë kur 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë në një pritë të madhe të talibanëve.

Ndërkohë raportohet se nga sulmi janë plagosur dhe 14 persona të tjerë. Imami i një xhamie që ndodhet afër medresesë së sulmuar, i cili është në mesin e të plagosurve, tha se vetëm ai dhe fëmijët kanë qenë në xhami në kohën kur ndodhi sulmi.

Mes qeverisë dhe talibanëve ka nisur një proces dialogu për të arritur paqen, por ky sulm dhe përplasjet e tjera duket se rrezikojnë që bisedimet të kthehen në pikën zero./tvklan.al