Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur në një sulm kamikaz me bombë jashtë një qendre arsimore në kryeqytetin e Afganistanit.

BBC raporton se shpërthimi ndodhi në një strukturë private, që ofron kurse për studentët në arsimin e lartë.

Deri tani numri i të vdekurve është 13, por autoritetet thonë se bilanci mund të bëhet edhe me tragjedi pasi shumë janë dërguar në spital dhe janë në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet cili është autor i këtij sulmi kamikaz, pasi talibanët kanë mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme,Tareq Arain, në një deklaratë, është shprehur se sulmi është kamikaz, pasi sulmuesi është identifikuar nga rojet e institucionit. Në Afganistan javët e fundit janë shtuar sulmit, por talibanët në shumë ngjarje kanë mohuar të kenë marrë pjesë./tvklan.al