Rreth 30 anëtarë të ushtrisë afgane kanë mbetur të si pasojë e një sulmi kamikaz me makinë-bombë, në një bazë ushtarake në provincën Gazni.

Zyrtarët pas sulmit kanë deklaruar se të paktën 24 persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimi që ndodhi në hyrje të një baze ushtarake.

Një zëdhënës i Ministrinë e Brendshme afgane ka deklaruar se sulmi me makinë-bombë ndodhi në orët e para të mëngjesit, por nuk dha informacion të mëtejshëm mbi shënjestrën ose viktimat e mundshme.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërkohë që zëdhënësi i Talibanëve, Zabihullah Mujahid, u kontaktua nga Reuters dhe as konfirmoi e as mohoi përgjegjësinë.

Në Afganistan ka pasur një seri sulmesh me bomba gjatë muajve të fundit, pavarësisht se bisedimet e paqes po zhvilloheshin midis ekipeve negociuese të Talibanëve kryengritës dhe qeverisë./tvklan.al