Shpallet gjendja e jashtëzakonshme, transporti me cisterna

Qeveria amerikane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmit kibernetik ndaj gazsjellësit më të madh të në vend. Gazsjellësi Colonial Pipeline transporton çdo ditë 2.5 milionë fuçi karburanti në ditë apo 45 për qind të nevojave të bregut lindor me benzinë, naftë dhe gaz.

Sistemi kompjuterik i gazsjellësit doli tërësisht offline të premten e kaluar pas sulmit nga një bandë kibernetike kriminale.

Gjendja e emergjencës do të mundësojë transportimin e karburantit në rrugë tokësore. Për shkak të bllokimit të gazsjellësit, çmimi i karburantit u rrit me 3 për qind dhe dëmet do të shtohen nëse bllokimi zgjat.

Disa burime konfirmojnë se sulmi kibernetik është ndërmarrë nga banda kibernetike kriminale DarkSide, që mundi të infiltrohej në sistemin e gazsjellësit Colonial të enjten e kaluar dhe tani mban të bllokuar 100GB të dhëna.

Pasi morën të dhënat, hakerat i kyçën ato në disa servera të tjerë dhe kërkojnë para në këmbim të çlirimit të tyre. Nëse paratë nuk do të paguhen, hakerat kanë kërcënuar t’i publikojnë të dhënat në internet.

Colonialtha se po punon me agjencitë ligjzbatuese dhe me ekspertë të sigurisë kibernetike të Departamentit të Energjisë për të rikthyer shërbimin.

“Ndërprerja e punës për një ose dy ditë nuk përbën ndonjë shqetësim të madh, por ndërprerja për katër ose pesë ditë do të ketë ndikim të madh në mbarë rajonin e Atlantikut qendror dhe juglindor,” thotë AndreëLipoë, president i firmës LipoëOil.

Deri tani ekspertët kanë mundur të kthejnë në punë vetëm disa linja anësore të transportit të karburantit nga një terminal tek tjetri.

Klan News