Operatori i Sistemit Shëndetësor në Irlandë ka mbyllur të gjitha sistemet e saj online pas një sulmi kibernetik përmes viruesit “Ransomware”.

Përjashtim bën programi i vaksinimit të popullatës, thanë autoritetet shëndetësore irlandeze, të cilat njoftuan se është një sistem i veçantë dhe nuk ka rënë pre e sulmit, raporton Reuters.

Drejtori ekzekutiv i shërbimit shëndetësor në Irlandë tha se mbyllja e sistemit u ndërmorr si një masë paraprake me qëllim për të mbrojtur informacionin në databazën e të dhënave.

Një maternitet në Dublin anuloi të gjitha takimet përveç grave që janë në javën e 36 të shtatzënisë ose që kanë nevojë për kujdes urgjent.

Është një sulm shumë i sofistikuar, nuk është një sulm standard. Ky sulm po ndikon në të gjitha sistemet tona kombëtare dhe lokale shëndetësore”, tha drejtori ekzekutiv.

Ndër të tjera ai shtoi se sulmi kibernetik kishte prekur kryesisht informacionin e ruajtur në serverat qëndror dhe jo pajisjet e spitalit. /tvklan.al