Sulm masiv në Kongo, ‘Rebelët Islamik’ lirojnë 1,300 të burgosur



Sulm masiv në Kongo, ‘Rebelët Islamik’ lirojnë 1,300 të burgosur

00:01 21/10/2020

Më shumë se 1,300 të burgosurt janë arratisur nga një burg në qytetin Beni të Kongos. Lirimi i tyre ka ardhur pasi një grup rebelelësh islamik sulmuan burgun, njoftojnë autoritetet.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Forcat Aleate të Mbrojtjes kanë qenë ato që kanë nisur sulmin për të liruar anëtarët e saj.

Arratisja masive ndodhi në pak orë, dhe tashmë në burg kanë mbetur vetëm 1,000 të burgosur. Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmuesit ishin të shumtë në numër dhe arritën që të shkatërronin portat  e institucionit.

Policia arriti të kapë 14 të arratisur, ndërsa dy të burgosur u qëlluan për vdekje gjatë arratisjes. Po ashtu mësohet se ka nisur një operacion për kapjen e të burgosurve të arratisur./tvklan.al




Të ngjashme