Autori rreth të 30-ave u ekzekutua nga policia

Thellohet në 7 të vdekur dhe 19 të plagosur, bilanci i viktimave të një sulmi me armë në Teksas. Policia ekzekutoi autorin ende të paidentifikuar, i cili fillimisht qëllonte me armë ndaj makinave teksa udhëtonte në një autostradë pranë qytetit të Odesës. Mes të vrarëve është edhe një vajzë 17 muajshe.

Bilancit të viktimave iu shtuan dy të plagosur që ndodheshin në gjendje të rëndë në spital. Autori, një i ri rreth të 30-ave u qëllua për vdekje nga policia përpara një kinemaje në qytetin perëndimor të Odesës. Forcat e rendit e neutralizuan automjetin e tij, që duket në këto pamje, një makinë transporti postar që e kishte grabitur që në qytetin fqinjë të Midlendit.

Dëshmitarët thanë se ai qëllonte ndaj automjeteve të tjera, teksa udhëtonte në autostradë nga Midlendi drejt Odesës. Shkëmbimi i zjarrit me policinë shkaktoi panik tek kalimtarët të cilët u shtrinë për t’u shpëtuar plumbave që në këtë xhirim dëgjohen në sfond.

Policia ende nuk i ka bërë të ditura motivet dhe identitetin e autorit. Presidenti Trump vlerësoi si gjithmonë punën e policisë përmes Twitterit. Kjo është masakra e dytë brenda një muaji pas asaj të El Pasos me motive raciste ku u vranë 22 persona.

Tv Klan