Dy viktima dhe 14 të plagosur

Të paktën dy persona humbën jetën dhe 14 të tjerë mbetën të plagosur në orët e para të së shtunës gjatë një sulmi me armë në Rochester të New York-ut. Sipas policisë, viktimat janë një vajzë dhe një djalë 18 dhe 22 vjeç.

Gjithçka ndodhi gjatë një feste që po zhvillohej në oborrin e një shtëpie, teksa autoritetet nuk e kanë të qartë nëse behet fjalë për një ngjarje të rastësishme apo një akt të dhunshëm të shënjestruar.

“Në opinionin tim kjo  është me të vërtetë një tragjedi me përmasa epike. Kur mbërritëm në vendin e ngjarjes, skena ishte kaotike dhe e tmerrshme pasi mbi 100 persona po vraponin të terrorizuar”.

Policia nuk ishte në dijeni të festës deri sa mori telefonatat për ngjarjen. Ende nuk ka të arrestuar teksa hetuesit po marrin në pyetje dëshmitarët okularë me qëllim identifikimin e autorit.

Tv Klan