Disa persona të armatosur hapën zjarr në mes të një materniteti në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Mediat ndërkombëtar raportojnë se mes tyre dhe forcave të rendit është duke u zhvilluar një luftë e vërtetë.

Një prej reporterëve të Al Jazeera-s ka raportuar se të paktën pesë njerëz kanë humbur jetën, mes tyre tre gra dhe një fëmijë. Forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën, ndërsa dëshmitarët kanë treguar për të shtëna të shumta dhe shpërthime.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Tareq Arian tha se janë më shumë se 80 gra dhe fëmijë që janë evakuuar për momentin.

“Forcat e sigurisë po përpiqen që të eliminojnë terroristin dhe të marrin nën kontroll situatën”, tha ai.

Më vonë, vetë zëdhënësi konfirmoi që një prej autorëve është vrarë nga policia. Ende ka njerëz që kanë mbetur të bllokuar në spital.

Nuk dihet se cili grup fshihet pas këtij sulmi./tvklan.al