Sulm me armë në një shkollë të mesme

Sulm me armë në një shkollë të mesme

12:13 15/11/2019

Vriten 2 nxënës, plagosen 3 të tjerë. Autori në gjendje të rëndë nga plagët

Dy nxënës të një shkolle të mesme u vranë dhe 3 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një shkollë të mesme në Kaliforni.

Autori është një 16-vjeçar i identifikuar si Nathanael Birhou. Ai u vetëplagos në kokë me armën gjysmëautomatike që kreu sulmin dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën.

FBI tha se nuk ka të dhëna që ai mund të ishte pjesë e ndonjë organizate ekstremiste, por kishte vepruar i vetëm.

Nuk dihen ende motivet për të cilat ai kreu sulmin.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi