8 viktima dhe 24 të plagosur, arrestohet autori

8 persona u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën nga një sulm me armë në ndërtesën e Universitetit në qytetin Perm, 1300 kilometra në lindje të Moskës.

Ky 18-vjeçar i armatosur hyri në ndërtesë rreth orës 11 me orën lokale dhe qëlloi në drejtim të studentëve nëpër klasa. Për të shpëtuar, shumë prej tyre u hodhën nga dritaret e kateve të larta.

Agresori i identifikuar si Timur Bekmansurov u plagos nga forcat e rendit, pasi bëri rezistencë dhe u arrestua. Shkaqet që e çuan drejt një akti të tillë ende nuk janë bërë të ditura. 18-vjeçari është student në këtë Universitet. 

Pak para sulmit, ai postoi në rrjetet sociale një shkrim ku bënte të ditura arsyet, që u fshi menjëherë. Kjo është një foto e tij para sulmit , ku ai shfaqet i veshur si efektiv i forcave speciale, me një helmetë në kokë, maskë dhe një brez me fishekë gjuetie.

Tv Klan