SHBA- Një sulm me armë ka ndodhur pasditen e së enjtes në zyrat e gazetës “The Capital” në Annapolis, Maryland.

Referuar mediave të huaja dyshohet se 5 persona kanë gjetur vdekjen dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Gazetari Phil Davis, i cili punon në median ku ndodhi ngjarja konfirmoi se ishin qëlluar shumë njerëz.

Policia ka bërë të munduar evakuimin e të gjithë personave që ishin të pranishëm në zonën ku ndodhi ngjarja. Sipas BBC mësohet se personi që ka qëlluar me armë zjarri është arrestuar.

/tvklan.al