10 persona mbetën të vrarë dhe 12 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një gjimnaz në Santa Fe, në shtetin e Teksasit. 9 prej viktimave janë studentë, ndërsa tjetri është një mësues.

Autori i masakrës është 17-vjeçari me origjinë greke Dimitrios Pagurtzis, nxënës i shkollës. Ai u arrestua nga policia, bashkë me një tjetër person që dyshohet se e ndihmoi të kryente atentatin.

Mediat në SHBA raportojnë se në mjediset e shkollës janë gjetur edhe lëndë eksplozive, çka rrit dyshimet se sulmi kanë qenë i planifikuar. Presidenti Donald Trump dënoi rëndë aktin, duke ngritur edhe një herë alarmin se siguria në shkolla duhet reformuar.

Tv Klan