Sulm me armë zjarri në Kanada, të paktën 16 të vrarë



Sulm me armë zjarri në Kanada, të paktën 16 të vrarë

08:16 20/04/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanada, ku pas një sulmi me armë kanë mbetur të vrarë të paktën 16 persona, raporton CNN.

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një qytezë të vogël, ndërsa mes viktimave dyshohet se është edhe vetë agresori.

Policia është ende duke hetuar pasi nuk dihen rrethanat në të cilët ka ndodhur ngjarja.

Sipas burimeve zyrtare thuhet se deri më tani janë konfirmuar si viktima një oficer policie, një nënë e dy fëmijëve dhe një 23-vjeçar.

“Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, gjeti disa persona të vrarë brenda dhe jashtë disa banesave”, deklaroi efektivi Chris Leather para gazetarëve.

Autori i dyshuar i masakrës mendohet se është  Gabriel Wortman, 51 vjeç, një person me precedent penal, ndërsa mësohet se gjatë aktit ai ishte i veshur me një uniformë policie dhe kishte dhe një automjet policie me të cilin ka qarkulluar. /tvklan.al




Të ngjashme