Të paktën 28 persona kanë mbetur të vrarë në një sulm në Siri. Mediat ndërkombëtare raportojnë se me viktimave janë dhe pjesëtarë të qeverisë siriane.

Numri viktimave ende nuk është i saktë, por mendohet deri tani kanë humbur jetën 28 persona, mes tyre dhe ushtarë sirianë. Ky vlerësohet të jetë një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga mposhtja e Shtetit Islamik vitin e kaluar.

Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga rënia e IS-it vitin e kaluar“, tha kreu i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman.

Ai shtoi se autobusi u sulmua afër fshatit Shula nga xhihadistët të cilët shpërthyen bomba buzë rrugës përpara se të hapnin zjarr ndaj ushtarëve që i përkisnin divizionit të 4-të të ushtrisë. Dy autobusë të tjerë që ishin pjesë e autokolonës arritën të shpëtonin.

Edhe pse akuza është ngritur kundër grupit të ISIS, ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./tvklan.al