2 të plagosur, në pranga 2 persona. Dyshime për sulm terrorist

Një sulm me hanxharë në selinë e ish-të përjavshmes satirike Charlie Hebdo riktheu frikën e sulmeve terroriste në Paris.

Dy persona mbetën të plagosur nga sulmi dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Policia arrestoi dy të dyshuar jo shumë larg vend-ngjarjes pasi i kishin veshjet të gjakosura. Prokurorët kanë nisur marrjen në pyetje të tyre, teksa nuk përjashtohet mundësia e një sulmi të dështuar terrorist.

Dy të plagosurit punonin në zyrat e dikurshme të revistës satirike, ku tashmë ka selinë një shtëpi filmike që është vlerësuar edhe me çmimin Pulitzer për dokumentarët e saj për rastin Panama Papers. Motivet e sakta të ngjarjes janë ende të paqarta.

5 vite më parë, militantët e organizatës terroriste Shteti Islamik sulmuan me armë selinë e revistës, duke vrarë 12 pjesëtarë të stafit, pas publikimit të disa karikaturave të profetit Muhamed.

Tv Klan