Sulm me shigjeta në Norvegji, disa viktima


Sulm me shigjeta në Norvegji, disa viktima

21:43 13/10/2021

Policia ndalon autorin: Veproi i vetëm

Të paktën 4 të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur është bilanci i një sulmi në qytezën Kongsberg në Norvegji.

Një person përdori një hark dhe shigjeta për të sulmuar kalimtarët duke shkaktuar një masakër.

Policia lokale tha se autori kishte vepruar i vetëm dhe tashmë është vënë në pranga.

Autoritetet nuk e konfirmojnë ende numrin e saktë të viktimave.

Nuk dihen ende motivet e autorit ndërsa po hetohet nëse ngjarja ishte një akt terrorist.

Banorëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi deri në sqarimin e situatës.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme