Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Austri, një 23-vjeçar ka sulmuar me thikë pesë kalimtarë në Villach të shtunën pasdite, ku si pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçar.

Policia austriake thotë se i dyshuari, tashmë i arrestuar, është një shtetas sirian me vendbanim të ligjshëm në Austri.

Personat që u sulmuan ishin të gjithë meshkuj të moshës 14 vjeç deri në 32-vjeç. Policia tha se dy janë në gjendje të rëndë, dy të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta dhe adoleshenti 14-vjeçar humbi jetën.

Viktimat ishin të gjithë meshkuj dhe të moshës ndërmjet 14 dhe 32 vjeç. Dy u plagosën rëndë dhe dy pësuan lëndime të lehta, dhe adoleshenti vdiq, tha policia.

Policia tha se ata nuk kishin përcaktuar ende një motiv, por po hetonin të dyshuarin.

“Duhet të presim derisa të marrim informacione të sigurta”.

/tvklan.al